Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, është pritur në takim të veçantë nga ministri i Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyani me të cilin kanë diskutuar për investimet direkte të Emirateve të Bashkuara Arabe në Kosovë. Sheikh Abdullahu ka thënë se në bashkëpunim me kryekuvendarin Veseli do ta organizojnë një forum të madh investiv për Kosovën në Dubai. Ai ka theksuar se forumi duhet të bëhet në Dubai pasi ka mundësi t’i ftoj investitorët më të mëdhenj të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe rajonit. Sheikh Abdullah ka kërkuar nga kryetari Veseli që Kosova në këtë forum të investitorëve, të paraqet plane konkrete për investimet direkte në Kosovë. “Partneriteti mes Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Kosovës është në rrugë të drejtë por ka nevojë për energji të shtuar në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona”, ka thënë kryediplomati i Emirateve të Bashkuara Arabe. Veseli nga ana e tij ka falënderuar Emiratet për ndihmën e dhënë Kosovës. Ai ka kërkuar mbështetjen e Emirateve për sjelljen e investimeve direkte në ekonomi, pasi, siç tha ai, Kosova është vend i mundësive për investitorët e huaj. “Nga njohja, tani do të kalojmë në fuqizimin e marrëdhënieve bilaterale dhe promovimin e Kosovës në këtë pjesë të rëndësishme të botës. Do të përgatisim projekte konkrete dhe do t’i paraqesim në Forumin e investimeve për Kosovën”, ka thënë Veseli.
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …