Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, u ka shprehur ngushëllime të gjithë qytetarëve për vdekjen e Skënder Krasniqi-Plaku, i cili ka qenë njeri nga luftëtarët e parë të UÇK-së. “Paska ndërruar jetë Skënder Krasniqi, nga Carralluka e Malishevës. Burrë i ndershëm dhe njëri nga luftëtarët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në komunën e Malishevës. Dy cilësi këto të mjaftueshme për ta nderuar e kujtuar gjithmonë me respekt. Ngushëllime!”, ka shkruar Veseli.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …