Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se sot ka nisur muaji i ndërgjegjësimit për rëndësinë e shëndetit të gjirit dhe për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit te gratë dhe vajzat. Ai ka theksuar se kanceri i gjirit është një sëmundje shumë e rëndë dhe e shpeshtë për gratë dhe vajzat, por mund të shërohet nëse zbulohet në faza të hershme të zhvillimit të saj. “Autoritetet shëndetësore raportojnë se fatkeqësisht zbulimi i rasteve me kancer të gjirit në Kosovë, shpesh bëhet në stadet më të rënduara kur trajtimi dhe mundësia e shpëtimit të jetës është mjaft e vështirë e ndonjëherë e pamundur. Prandaj duhet theksuar se kanceri i gjirit është i parandalueshëm dhe i shërueshëm nëse tregohet kujdes, vëmendje e bëhen kontrolle të shpeshta”, ka shkruar Veseli.
