Veseli dhe Stavileci kanë qëndruar në Minierën e Trepçës

Kryeparlamentari Veseli dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik Stavileci u kanë ofruar punëtorëve përkrahje në kohën kur po flitet se Trepça mund të shkoj në likuidim. Nëse deri më 2 nëntor nuk miratohet Ligji për Trepçën nga Kuvendi i Kosovës, gjiganti ekonomik shkon në likuidim, sipas vendimit të Dhomës së Veçantë të Gjykatës Supreme. Deri te ky vendim që e rrezikon Trepçën ka ardhur pas mos funksionalizimit të bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, procedurave të prokurimit, dhe pasi që AKP-ja ka dështuar ta bëjë me kohë studimin e fizibilitetit për Trepçën. Qeveria e Kuvendi i kanë edhe rreth një muaj për ta ndryshuar statusin e Trepçës, përmes një ligji të veçantë.

Kontrolloni gjithashtu

Berat Hajdari: Protesta për drejtësi, jo hakmarrje, për komandantët e UÇK-së

Veterani dhe invalidi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Berat Hajdari, ishte folësi i parë që …