Fushatën e sotme zgjedhore, koalicioni PDK-AAK-Nisma e ka filluar me pensionistët e Kosovës me të cilët kanë nënshkruar një memorandum. Gjatë bisedës së zhvilluar, kandidati i këtij koalicioni për kryeministër, Ramush Haradinaj dhe bartësi i listës, Kadri Veseli thanë se brenda tre muajve të qeverisjes së vendit do të marrin vendim për njohjen e stazhit të punës për vitet e ’90. Ky memorandum është shumë i veçantë për të gjithë ne për arsye se të gjithëve na prek dhe zotimet koalicionit do të realizohen shumë shpejt, tha në mes tjerash, Kadri Vesli. Ndërkohë, kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj tha se memorandumi i nënshkruar sot është dëshmi se koalicioni PDK-AAK-Nisma po i realizon premtimet.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …