Sulmin terrorist në Aeroportin e Stambollit, ka dënuar ashpër kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli. Në këtë tragjedi humbën jetën dhjetëra qytetarë të pafajshëm dhe u lënduan shumë të tjerë. “Ky sulm terrorist, nuk është i drejtuar vetëm kundër sigurisë së shtetit turk, por synon të krijojë efekt pasigurie në shkallë globale. Ne ndajmë dhimbjen me të afërmit e viktimave të pafajshme dhe qëndrojmë pranë shtetit mik, Turqisë, si aleat, së bashku me gjithë botën demokratike, në luftën kundër terrorizmit, kësaj të keqeje globale”, ka thënë kryeparlamentari Kadri Veseli.
