Veseli: Ta duam më shumë njëri-tjetrin

Veseli: Ta duam më shumë njëri-tjetrin

I pari i PDK-së, Kadri Veseli, me rastin e vizitës së tij në BIK, ka ftuat të gjithë qytetarët që ta duan më shumë njëri-tjetrin sepse kështu në mënyrë më të mirë ecë edhe vendi ynë përpara.“Me fat Bajrami të gjithë besimtarëve mysliman, të gjithë atyre që besojnë tek Zoti, tek mirësia, tek dashamirësia dhe tek afrimi me njëri-tjetrin. Kjo është një ditë e madhe, një ditë e veçantë, një ditë e përmendjes, mëshirës dhe bamirësisë. Kisha ftuar të gjithë qytetarët, ta ndihmoni njëri-tjetrin, të qëndroni më afër njëri-tjetrit dhe dojeni më shumë njëri -tjetrin sepse kështu në mënyrë më të mirë ecë edhe vendi ynë përpara”, tha Veseli, duke shtuar se në këtë ditë duhet të kujtohen heronjtë e rënë në luftën për lirinë e Kosovës, si dhe të afërmit të cilët më nuk janë në mesin e familjeve të tyre”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Pleurat Sejdiu: Për katër pesë vjet rreth mbi 550 ekipe mjekësore janë larguar prej Kosovës

Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …