Me rastin e fillimit të vizitës zyrtare në Britaninë e Madhe, kryekuvendari Kadri Veseli takoi Grupin e Miqësisë të Parlamentit Britanik. Me këtë rast, Veseli e cilësoi si arritje të bashkëpunimit ndërparlamentar midis dy shteteve. Ai në një postim në rrjetin social Facebook ka shkruar se ka pasur kënaqësinë që ka takuar ministrin për çështje evropiane, David Liddington, Lordin Tomlinson, Baroneshën Eynly si dhe anëtarë të tjerë të dy Dhomave të Parlamentit Britanik. Veseli u shprehu falënderime dhe mirënjohje të thella mikpritësve britanikë për gatishmërinë e thellimit të bashkëpunimit ndërparlamentar.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …