Veseli takon senatoren e Ajovas, Joni Ernst

Veseli takon senatoren e Ajovas, Joni Ernst

Kryekuvendari, Kadri Veseli ka pritur në takim senatoren republikane nga Ajova, Joni, Ernst, me të cilën bisedoi mbi të arriturat dhe sfidat e institucioneve të Kosovës. Ai shprehu konsideratën më të lartë për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke e veçuar sidomos partneritetin civilo-ushtarak me shtetin e Ajovas. Kryekuvendari Veseli e njohu senatoren Ernst me agjendën legjislative, procesin nëpër të cilin po kalon shtetësia e Republikës së Kosovës, si dhe ndjeshmërinë e këtyre proceseve. Në anën tjetër, senatorja Ernst përgëzoi kryekuvendarin, Veseli për të arriturat e Republikës së Kosovës, duke inkurajuar dhe shprehur përkrahje për zhvillimet pozitive në vend dhe rajon.

Kontrolloni gjithashtu

Afrim Kasolli: VV po blen kohë, mungon konsensusi për kryetarin e Kuvendit

Analisti politik Afrim Kasolli ka vlerësuar se situata aktuale në Kosovë është futur në një …