Veseli: Po përjetojnë edhe një lëndim që vjen si pasojë e tolerancës së BE-së ndaj Serbisë për përgjegjësinë historike

Veseli: Taksa e vendosur për produktet serbe, ka qenë vendim i një shteti të pavarur dhe sovran siç është Kosova

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se taksa e vendosur për produktet nga Serbia dhe Bosnja, ka qenë vendim i një shteti të pavarur dhe sovran siç është Kosova. “Kur ka lind ideja e taksës, fjalën e parë që ia kam thanë kryeministrit ka qenë a muj e mbajmë a ke plan, më ka siguruar që ka plan dhe e mbanë, e kam përkrahë jo për 30% por për 100%, dhe ky është shtet i pavarur dhe sovran. Serbia duhet ta respektojë Kosovën, ashtu siç ne e respektojmë Serbinë. Serbia po shpreh urrejtje ndaj neve e jo respekt, e në këtë rast ne asgjë s’kemi bërë më shumë përpos një vendimi shtetëror, i cili nuk është i përjetshëm por as i përkohshëm si mendon dikush si punën e Nastradinit me lëviz, duhet të ketë reflektim nga ana e Serbisë”, ka thënë Veseli. Ai ka theksuar se e kanë qenë të vetëdijshëm që do të ketë reagime dhe involvime pas këtij vendimi. “Jemi shtet i pavarur dhe sovran dhe nuk bëjmë asgjë për inat. Serbia duhet ta ndalë lojën e agresiviteti ndaj nesh, përndryshe do ta dëgjoj çdo ditë shtetin e Kosovës”, tha Veseli. Ai ka theksuar se ajo çfarë duan me Serbinë është paqe dhe normalizim të marrëdhënieve.

Kontrolloni gjithashtu

Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan

Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …