Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se taksa ndaj mallrave të Serbisë nuk bën të hiqet edhe nëse na premtohet liberalizimi i vizave. Ai ka shtuar më tutje se taksa ka qenë një ndër vendimet me dinjitoze që është marrë por më pas është stërkonsumuar dhe e kemi kthyer kundër vetes. Në vend se të jetë objekt me Serbinë, taksën e bëmë objekt përplasjeje me Amerikën e Bashkimin Evropian. Dikush mendon të heqim se po na bëjnë presion, por nuk do të veprojmë si fëmijë. Përgjegjësia është e Kryeministrit se e ka mbajtur taksën dhe tash duhet ta mbajë me dinjitet pavarësisht presioneve apo kushtëzimeve. Kryetari, Kadri Veseli ka shtuar më tutje në emisionin “Debat” në televizionin Dukagjini se nuk do të lejoj të hiqet taksa pa dinjitet, edhe nëse ma kërkon dikush. Le të përgatitet populli e të mos më gjuajnë me vezë, pasi do të dëmtohet shteti nëse hiqet taksa pa dinjitet.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …