Gjatë një konference të mbajtur në selinë qendrore të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka shpallur kandidaturën për kryetar të partisë më të votuar në vend. Ai ka sqaruar para gazetarëve se këtë vendim e ka marrë pas konsultimeve me familjen dhe kolegët. “Pas një konsultimi me bashkëshorten, familjen time, kolegët dhe përkrahjes nga shumë votues, kam kërkuar nga Këshilli Drejtues që të më jap besimin për të drejtuar PDK-në”, ka deklaruar Veseli. Në vazhdim, ai ka thënë se do të vazhdojë me ngritjen e partisë, duke thelluar politikën e partneritetit me ndërkombëtarët si dhe do të punojë për anëtarësimin e PDK-së në familjen e partive të djathta evropiane. Partia Demokratike e Kosovës, si subjekti më i votuar nga elektorati në Kosovë, njihet për transformimet e saj të habitshme. Nga një subjekt që dikur pretendonte se është i majtë, madje merrte pjesë në mbledhjet e Internacionales, nën udhëheqjen e Thaçit ajo u deklarua si parti e qendrës së djathtë, pavarësisht bindjeve të majta të shumë prej eksponentëve të saj. Poashtu, ky subjekt ka ndryshuar edhe stemën partiake, nga një shqiponjë dy-krerëshe siç e kishte pas përfundimit të luftës, në një shirit dy-ngjyrësh, që nga kritikët e PDK-së është vlerësuar si një shkëputje nga e kaluara e saj.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …