Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli njoftoi sot se të enjten do të votohet për themelimin e Komisionit Shtetëror që do të punojë në dokumentimin e gjenocidit në Kosovë dhe të bartë nismën për themelimin e Tribunalit Ndërkombëtar për gjenocidin serb në Kosovë. “Ashtu siç kam paralajmëruar, sot para Kryesisë së Kuvendit të Kosovës kam paraqitur propozimin që këtë të enjte të mbahet seancë parlamentare për themelimin e një Komisioni Shtetëror i cili do ta ketë si mision konfirmimin, hulumtimin dhe klasifikimin e gjenocidit të kryer gjatë luftës së fundit në Kosovë”, tha ai. Veseli po ashtu ka thënë se ish-Tjegullorja në Prishtinë mund të jetë një nga lokacionet e mundshme për ndërtimin e Muzeut të Gjenocidit në Kosovë. Ai tha se do të ndërtohet edhe një Memorial për viktimat e luftës në Kosovës. Përpos këtyre, ai përmendi edhe ndërtimin e një Muzeu në Stacionin e Trenit në Prishtinë, përmes së cilit do të përkujtohet përndjekja e rreth 1 milionë shqiptarëve nga Kosova, nga forcat serbe. Kryetari i Kuvendit tha se ky proces mund të zgjasë por do të ndodhë, dhe se askush nuk do të mund të mohoj masakrat në Kosovë. Për këto tha ai, dikush duhet të japë përgjegjësi.
Kontrolloni gjithashtu
ASK ka publikuar raportin për tregtinë e mallrave për muajin tetor, import 580.4 milionë, eksport vetëm 87.3 milionë euro
Agjencia e Statistikave të K9s9vës ka publikuar raportin për tregtinë e mallrave për muajin e …