Veseli: Të ngritet padi për dëmet e shkaktuara ndaj Trepçës

Veseli: Të ngritet padi për dëmet e shkaktuara ndaj Trepçës

Nën organizimin e kryekuvendarit, Kadri Veseli, sot në Prishtinë u mbajt tryeza me temën ‘Ecuritë në transformimin e Trepçës’, në të cilën morën pjesë përfaqësues të institucioneve, kryeministri, ministra, deputetë dhe ekspertë të huaj e vendorë. Në fjalën e tij, kryekuvendari Veseli vuri theksin te nevoja e një konsensusi të brendshëm lidhur me Trepçën. Ai tha se duhet të ketë një pjesëmarrje edhe të sektorit privat në këtë gjigant metalurgjik, pa të cilin nuk mund të ketë revitalizim të prodhimit, minierave dhe metalurgjisë. “Kujdesi ndaj punëtorëve dhe komunitetit përreth kësaj industrie do të duhej të ishte maksimal. Këta punëtorë kanë sakrifikuar gjithçka nga vetja e tyre, jo vetëm për këtë industri”, tha Veseli, duke mos përjashtuar mundësinë që një pjesë e aksioneve të Trepçës t’u takojë atyre. Kreu i Kuvendit tha se duhet të krijohet një ekip i mirë i ekspertëve ligjor për ta mbrojtur kauzën e Trepçës, ndërsa nuk përjashtoi mundësinë që të ngritët padi për dëmet që i janë shkaktuar kësaj ndërmarrje.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …