Veseli thotë shumë shpejt institucionet përgjegjëse do të iniciojnë ndryshimin e ligjit për kategoritë e dala nga lufta

Veseli thotë shumë shpejt institucionet përgjegjëse do të iniciojnë ndryshimin e ligjit për kategoritë e dala nga lufta

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, me të cilët ka diskutuar për nevojat dhe kërkesat e këtyre kategorive. Përfaqësuesit e Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve dhe të Invalidëve të Luftës kanë kërkuar mbështetjen e kryetarit të Kuvendit të Kosovës për ndryshimin e ligjit që ua pamundëson familjeve të dëshmorëve, invalidëve, viktimave civile dhe familjeve të të zhdukurve të realizojnë të drejtat e tyre për pensionet kontributdhënëse. Me këtë rast, Veseli shprehu mbështetjen e plotë për kërkesat e shoqatave të dala nga lufta, duke i siguruar se shumë shpejt institucionet përgjegjëse do të iniciojnë ndryshimin e ligjit përkatës për tua lejuar realizimin e të drejtave këtyre kategorive. Kryekuvendari Veseli tha me këtë rast se është kundër çdo lloj abuzimi me skemat sociale, mirëpo theksoi se këto kategori kanë të drejtë të plotë në realizimin e kërkesave të tyre, për kontributin dhe sakrificën e dhënë.​

Kontrolloni gjithashtu

Shumë të vrarë e të plagosur nga sulmet e ushtrisë izraelite në Liban

Në Liban kanë vazhduar sulmet izraelite duke shkaktuar vdekjen dhe plagosjen e shumë të tjerëve. …