Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se beteja e tij dhe e kryetarit Hashim Thaçi në Hagë do të jetë betejë e fituar e Kosovës. Në ditën kur Thaçi pritet të intervistohet në Hagë, Veseli ka shkruar se Kosova do të dalë fitimtare pasi lufta e UÇK-së ishte e arsyeshme dhe e pastër. “Triumfuese do të jetë edhe kjo betejë e Kosovës, në të cilën sërish do të jemi bashkë me vëllain tim nga lufta, Hashim Thaçi. Sepse e drejtë, e pastër dhe triumfuese ishte edhe lufta jonë çlirimtare. Prandaj, po, dielli do të lindë përsëri”, ka shkruar Veseli.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …