Me rastin e 17-vjetorit të zhdukjes së veprimtarit, Ukshin Hoti, kryekuvendari Kadri Veseli ka thënë se fati i pazbardhur i Hotit e rëndon ndërgjegjen kolektive. Në një shkrim të afishuar në profilin e tij në Facebook, ai ka thënë se profesor, Ukshin Hoti kishte guximin për të folur edhe atëherë kur shumë të tjerë heshtnin, duke u shndërruar në një shembull të rrallë të intelektualit patriot që mbronte idealet me këmbëngulje dhe vetëmohim. “Ai e ka trajtuar çështjen e pazgjidhur të shqiptarëve të ish-Jugosllavisë në mënyrë shkencore e largpamëse duke pasur një ndikim të jashtëzakonshëm në jetën politike të popullit shqiptar. Mungesa e tij ka lënë një boshllëk të madh e të pazëvendësueshëm, jo vetëm në zemrat e familjarëve, miqve, studentëve dhe të kujtdo që e ka njohur, por edhe në mbarë botën intelektuale shqiptare. Fati i pazbardhur dhe misterioz i mendimtarit tonë të shquar rëndon në ndërgjegjen tonë kolektive dhe na kujton për sakrificat e mëdha që janë bërë për të mundësuar ditët e lirisë dhe demokracisë që gëzojmë sot”, thuhet në shkrimin e kryekuvendarit, Kadri Veseli.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …