Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka thënë se Universiteti Kombëtar i Mbrojtjes në Ëashington po e mbështetë ngritjen profesionale për oficerët e FSK-s. Ai ka shkruar se ka vizituar këtë universitet dhe se kanë diskutuar për mbështetjen në të ardhmen për institucionet e sigurisë, në veçanti Ushtrisë së Kosovës. “Universiteti Kombëtar i Mbrojtjes në Washington është një nga institucionet që po e mbështetë ngritjen profesionale për oficerët e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës. Takova në këtë universitet, Vice Admiralin Fritz Roege, të cilin e falënderova për përkrahjen. Me të dhe kolegët e tij diskutuam për mbështetjen në të ardhmen për institucionet tona të sigurisë, në veçanti Ushtrisë së Kosovës. Shumë i lumtur që kjo mbështetje nuk do të mungojë. Gjate vizitës në këtë Universitet takova edhe nënkolonelin e FSK-së, Enver Voca si dhe majorin e Policisë së Kosovës, Luan Keka të cilët po kryejnë studime në ketë universitet. Edhe shumë të tjerë do të vijnë falë partneritetit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Veseli.
Kontrolloni gjithashtu
Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …