Gjatë Konventës se 8-të Zgjedhore të Partisë Demokratike të Kosovës, kryetari i kësaj partie Kadri Veseli ndër të tjera theksoi së ushtria do të behët pa marrë parasysh dilemat që mund t’i kenë të tjerët. “Me vizionin tonë, me besimin e marrë nga qytetarët e Kosovës, ne garantojmë thellimin dhe fuqizimin e këtij partneriteti. Aleanca me Perëndimin, e lindur në ditët e rënda të luftës çlirimtare është vlerë e pacenueshme kombëtare. Të tjerët le të merren me dilema, ne do ta bëjmë Ushtrinë e Kosovës, do ta bëjmë një ushtri moderne e profesionale, rojtare e sigurisë së atdheut tonë, kontribuuese e paqes dhe stabilitetit në rajon, anëtare dinjitoze e NATO-s, krenari e brezave që ëndërruan gjatë lirinë e Kosovës, krenari e brezave që do ta trashëgojnë shtetin e pavarur dhe sovran, Republikën e Kosovës”, ka deklaruar Veseli.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …