Në shenjë nderimi për viktimat
e sulmeve terroriste në Paris, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka vendosur
buqeta lulesh tek Ambasada e Francës në Prishtinë. Me këtë rast, ai i shprehu
ambasadores franceze, Daviet, ngushëllime për viktimat e sulmit të djeshëm.
Sipas kryekuvendarit, Veseli, “këto sulme barbare kanë lënduar zemrat e të gjithë neve, sepse një mik
i madh i Kosovës, Franca është sulmuar, por vlerat mbi të cilat bazohet Franca
dhe ne popujt tjerë që i ndajmë këto vlera franceze, qëndrojnë të palëkundura
përgjithmonë”.
Kontrolloni gjithashtu
Rashit Qalaj: Qytetarët të lodhur nga skenat në kuvend – Kurti po shijon privilegjet e kryeministrit pa marrë përgjegjësi
Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, ka kritikuar ashpër situatën politike në vend dhe dështimet e …