Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka takuar dhjetëra të rinj të Dardanës që i janë bashkuar PDK-së në kauzën e kreut të saj për luftën kundër korrupsionit dhe hapjen e perspektivës për të rinjtë brenda Kosovës. Gjatë takimit me të rinjtë e Kamenicës, lideri i PDK-së, ka thënë se qytetarët e kësaj komune u mashtruan para dy vitesh nga Lëvizja Vetëvendosje me premtime boshe ndërsa tani e njëjta politikë ka nisur mbylljen e shumë shkollave duke ua pamundësuar qytetarëve të jetojnë në vendlindjen e tyre. Ai ka thënë se mbyllja e shkollave nuk duhet të ndodhë, përkundrazi ai tha se qytetarët e Dardanës duhet të mbështeten edhe më shumë për të qëndruar në vendlindjen e tyre. Nëpërmjet një shkrimi Veseli ka theksuar se vetëm PDK-ja ka guxim dhe vendosmëri për ta bërë ndryshimin që e presin qytetarët, për ta luftuar korrupsionin dhe për t’iu krijuar mundësi të rinjve brenda Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
ASK ka publikuar raportin për tregtinë e mallrave për muajin tetor, import 580.4 milionë, eksport vetëm 87.3 milionë euro
Agjencia e Statistikave të K9s9vës ka publikuar raportin për tregtinë e mallrave për muajin e …