Veseli: Vizita e McCainit dëshmon lidhjet e forta Kosovë - SHBA

Veseli: Vizita e McCainit dëshmon lidhjet e forta Kosovë – SHBA

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se vizita e senatorit amerikan John McCain dëshmon lidhjet e forta në mes të Kosovës dhe SHBA-ve. “Vizita juaj sot në Kosovë përbën një lidhje të fort në mes të Kosovës dhe SHBA-së. SHBA-të zgjodhën të mbështesim Kosovën në rrugën tonë për pavarësi. Marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe SHBA-së janë të thella”, ka thënë Veseli në seancën solemne e cila është organizuar në nderim të senatorit McCain. Kryekuvendari ka thënë se ka qenë i nderuar që para disa javësh ka takuar presidentin amerikan Donald Trump. “Kam qenë i nderuar të jem lideri i parë i rajonit që kam takuar Trumpin. Në emër të qytetarëve të Kosovës ju lutem të shprehni mirënjohjen time për Trumpin”, ka thënë Veseli. Ai ka deklaruar së Kosova i është mirënjohëse SHBA-së për angazhimin e saj në krijimin dhe forcimin e shtetit tonë. Veseli ka deklaruar se Kosova gjithmonë do të jetë simbol i demokracisë në Ballkan.

 

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …