Veseli vlerëson rolin e diasporës

Veseli vlerëson rolin e diasporës

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim një delegacion të Unionit të Bizneseve Shqiptare në Gjermani. Në takim u fol për zhvillimet aktuale në fushën e ekonomisë në Kosovë. Kryetari Veseli, duke përgëzuar drejtuesit e këtij Unioni për punën që janë duke bërë në krijimin e urave të bashkëpunimit ekonomik në mes Gjermanisë dhe Kosovës, theksoi se diaspora jonë në botën perëndimore përbën një faktor shumë të rëndësishëm për ekonominë kosovare. “Ka ardhur koha që diaspora jonë në botën perëndimore të marrë një rol të ri në raport me vendlindjen, e ky është roli i investimit të kapitalit të saj në veprimtari prodhuese në Kosovë”, u shpreh kryekuvendari, Veseli. Më tutje, ai siguroi se shteti i Kosovës do të krijojë lehtësirat e nevojshme ligjore për të gjithë ata sipërmarrës që duan të ngrisin biznesin e tyre në Kosovë, sepse kështu potenciali i madh human dhe burimet natyrore që ka Kosova mund të shndërrohen në zhvillim ekonomik për vendin.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur rreth marrëdhënieve të tensionuara mes Vjosa Osmanit e Albin Kurtit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur lidhur me marrëdhëniet e  tensionuara mes presidentes …