Duke komentuar vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka thënë se vrasja e Oliver Ivanoviqit nuk ishte në interes të shqiptarëve. Është hera e parë që po krijohet një situatë e terrorit psikologjik përmes një serbi mbi serbët e tjerë. Nuk do të paragjykoj se kush është përgjegjës, por kjo nuk ishte në interes të shqiptarëve, domethënë qytetarëve të Kosovës, ka deklaruar kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli për agjencinë kroate HINA. Ai ka shtuar më tutje se vrasja e Ivanoviqi ishte “një veprim kriminal i drejtuar kundër stabilitetit të Kosovës, pavarësisht se kush e ka kryer atë.
