leoni

Kryekuvendari Veseli: Mesazhi i minatorëve ishte vendimtar, Kosova nuk do të nënshtrohet me asnjë çmim

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli e ka kujtuar fillimin e protestës së minatorëve të Trepçës 29 vite me parë. Ai ka shkruar në rrjetin social së mesazhi i minatorëve ishte vendimtar, Kosova nuk do të nënshtrohet për asnjë çmim. “Sot kujtojmë e nderojmë grevën historike të minatorëve të Trepçës të shkurtit 1989. 29 vjet më parë, zëri i protestës së tyre, nga thellësitë e tokës së Kosovës, u kthye në lëvizje gjithë-popullore kundër agresionit të Serbisë. Mesazhi i minatorëve ishte vendimtar: Kosova nuk do të nënshtrohet me asnjë çmim; rruga e lirisë dhe e pavarësisë është e pakthyeshme”, ka shkruar Veseli.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë. …