Ish gjenerali i NATO-s, Vesli Klark, ka deklaruar se Rusia po kërcënon NATO-n me një me sulm nuklear, me qëllim që ta detyrojë Aleancën Veriatlantike të dorëzohet. Klark merr shembull mundësinë që Rusia ta sulmojë Varshavën dhe gjeneralët e NATO-s të hutuar nga e papritura të thonë: O Zot na vjen shumë keq, nuk e kemi ditur se e keni me gjithë mend kërcënimin. Por pasi e keni nisur luftën bërthamore, merreni, ne po dorëzohemi. Rusët kanë një garniturë të re të armatimit nuklear dhe po ashtu kanë edhe një doktrinë të re ka saktësuar Vesli Klark, komandanti Suprem i NATO- s në kohën e sulmit të Aleancës kundër Serbisë e Malit të Zi, në vitin 1999 gjatë luftës në Kosovë. (Sputnik B92)
Kontrolloni gjithashtu
Deputeti i PDK, Hisen Berisha, konsideron se Vjosa Osmani po improvizon lojën e shpëtimit të Albin Kurtit
Deputeti i PDK, Hisen Berisha, ka akuzuar presidenten Vjosa Osmani për bashkëpunim të ngushtë me …