leoni

Vesna Pusiq: Zgjidhja që duhet kërkuar në dialogun e Brukselit është që Serbia ta njohë pavarësinë e shtetit të Kosovës

Vesna Pusiq: Zgjidhja që duhet kërkuar në dialogun e Brukselit është që Serbia ta njohë pavarësinë e shtetit të Kosovës

Zgjidhja që duhet kërkuar në dialogun e Brukselit është që pushteti në Serbi ta njohë pavarësinë e shtetit të Kosovës. Kështu thotë Vesna Pusiq, ish-ministre e Jashtme e Kroacisë, tani deputete dhe anëtare e komisioneve parlamentare që merren me çështje të jashtme dhe evropiane. Ajo është shprehur kritike ndaj ideve që e shohin shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë si zgjidhje, ndërsa paralajmëron se një shkëmbim i mundshëm i popullatës nuk do të ishte asgjë tjetër veçse spastrim etnik. Ajo ka paralajmëruar po ashtu se një marrëveshje e tillë në Bruksel do të rrezikonte edhe Bosnjë-Hercegovinën, e edhe Maqedoninë Veriore, dhe kjo do t’i jepte fund paqes në gjithë rajonin e Ballkanit.bPusiq, e cila pak kohë më parë ishte për vizitë në Kosovë si pjesë e një delegacioni parlamentar kroat, foli edhe për marrëdhëniet mes dy vendeve, për të cilat tha se janë të shkëlqyeshme, por vetëm në nivel deklarativ.

Kontrolloni gjithashtu

Lutfi Haziri

Lutfi Haziri: LDK nuk do të bashkëpunojmë me LV-në për qeverinë, vetëm me Abdixhikun si kryeministër

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka konfirmuar se partia e tij nuk do të formojë …