Në Kosovë po rritet gradualisht numri i pronave të regjistruara në emër të dy bashkëshortëve, çka ka ndikuar edhe në rritjen e numrit të grave që janë bërë pronare apo trashëgimtare të pronës. Bazuar në udhëzimi administrativ, pronë e përbashkët e bashkëshortëve nënkupton pasurinë e krijuar gjatë jetës në martesë e cila regjistrohet si pronë e përbashkët, administrohet bashkërisht dhe nuk mund të tjetërsohet pa pëlqimin e bashkëshortëve. Autoritetet kompetente kohë më parë kanë nxjerrë një vendim ku prona të regjistrohet në emër të dy bashkëshortëve. Ky vendim tashmë është edhe duke u zbatuar mbase është rritë edhe vetëdijesimi i qytetarëve për regjistrim të peronës në emër të dy bashkëshortëve. Edhe komuna e Deçanit qëndron mirë në këtë drejtim këtë e bën të ditur Drejtoi për Gjeodezi dhe Kadastër Agron Muslijaj. Kjo rritje, është evidente kohët e fundit, tregon Muslijaj por edhe falë përkushtimit të stafit punues të këtij Dikasteri duke ju dhënë sqarimet e duhura ne kemi arrite që të kemi rezultate në vetëdijesimin e qytetarëve për regjistrim të pronës së përbashkët. Edhe Shefi i këtij Dikasteri Hasan Hulaj, tregon se në komunën e Deçanit kemi rritje të vetëdijesimit të regjistrimit të pronës së përbashkët te të dy bashkëshortet kjo falë vetëdijesimit të qytetarëve. Nga viti 2015, kur edhe është nxjerr një vendim për regjistrim të pronës së përbashkët numri i qytetarëve është në rritje.
Viti 2015 – Nga numri i lendeve ç’do e 8 palë në kërkesë ka qen femër
Viti 2016- E njëjta gjendje ka qenë si në vitin 2015
Viti 2017 -Vetëdijesim më i madh llogaritën të kenë qenë 9.9 ℅
Viti 2018 –Ç’do e 11-ta palë në kërkesën e tyre kanë qenë më regjistrim të pronë së përbashkët
Viti 2019 – dukshëm ka rritje nga fillimi i vitit deri më tani kemi 9 raste në regjistrim të pronës së përbashkët ku në të shumtën e rasteve ka banesa apo dhuratë trashëgimi nga prindërit .
Hulaj tutje sqaron se në bazë të udhëzimit edhe në rastet kur prona e paluajtshme është e regjistruar në emër të vetëm njërit bashkëshort, ajo nuk mund të shitet apo të tjetërsohet në çfarëdo forme tjetër pa pëlqimin me shkrim të bashkëshortit tjetër, të vërtetuar nga organi kompetent. E drejta në pronë është e drejtë themelore që garantohet nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe ligjeve ekzistuese në fuqi.