Vetëm 1 mijë e 600 studentë janë pranuar në Qendrën e Studentëve kurse ushqimin do ta marrin me vete në mensë

Vetëm 1 mijë e 600 studentë janë pranuar në Qendrën e Studentëve kurse ushqimin do ta marrin me vete në mensë

Vetëm 1 mijë e 600 studentë janë pranuar për të banuar në Qendrën e Studentëve për këtë vit akademik, ndonëse kapacitetet e kësaj qendre janë për 4 mijë studentë. Reduktimi i numrit të studentëve është bërë si masë mbrojtëse nga pandemia COVID-19. Edhe pse studentët kanë kërkuar të lirohen nga disa pagesa, ata që do të banojnë në Qendrën e Studentëve do të paguajnë tarifat sikurse viteve të tjera pa ndonjë lirim. Madje ata do të duhet të paguajnë edhe nëse nuk e shfrytëzojnë dhomën pavarësisht vendimit të fundit qeveritar që mësimi në arsimin e lartë të vijojë online. Studentët e pranuar do të jenë të vetëm në dhomë, ndërsa edhe në mensë, e cila do të funksionojë si “take-away” (merr me vete), janë pranuar vetëm këta studentë që do të jenë banues në konvikte si masë mbrojtëse nga përhapja e koronavirusit.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …