Vetëm 12 për qind e femrave në Kosovë janë të zëna me punë

Vetëm 12 për qind e femrave në Kosovë janë të zëna me punë

Shkalla e zënies me punë të  femrave në Kosovë, vazhdon të mbetet dukshëm më e ulët krahasuar me meshkujt. Të dhënat e fundit zyrtare të Agjencisë së Statistikave të Kosovës kanë treguar se shkalla e punësimit te gratë ishte rreth 12 për qind, ndërsa te meshkujt 42 .9 për qind. Femrat, sipas këtyre të dhënave, janë të punësuara kryesisht në sektorët e arsimit, tregtisë dhe kujdesit shëndetësor, me rreth 52 për qind. Shumica e pagave mujore neto ishin midis 300 euro dhe 400 euro dhe se janë vërejtur dallime shumë të vogla gjinore, me një tendencë të lehtë që burrat të marrin paga më të larta. Për vështirësitë që femrat kanë hasur në gjetjen e një vendi pune në Kosovë, flasin edhe disa qytetare të anketuara nga Radio Evropa e Lirë.

Kontrolloni gjithashtu

ZRRE-ja

Opozita paralajmëron shkarkim dhe ndjekje penale për Bordin e ZRrE-së

Faturat e reja të energjisë elektrike po mbërrijnë me një rritje prej 16.1%, në atë …