Albin Kurti, Elbert Krasniqi e disa kryetarëve të komunave, diskutuan për regjistrimin e popullsisë dhe problemit me qentë endacakë

Vetëm 15 kryetarë komunash nga 28 sa kishin konfirmuar, ishin të pranishëm në takim me Albin Kurtin dhe Elbert Krasniqin

Kosova ka  38 komuna,  (10 prej tyre komuna serbe) ndërsa vetëm 15 kryetarë komunash nga 28 sa e kishin konfirmuar pjesëmarrjen, ishin prezentë në takimin e thirrur nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Administrimit Lokal dhe Pushtetit, Elbert Krasniqi. Pas takimit rreth dy orë, Krasniqi tha se u diskutua për problemet specifike të komunave. I pyetur nga gazetarë nëse po zvarritet procesi për zgjidhjen e kryetarëve të komunave në veri të vendit, Krasniqi tha se një gjë e tillë nuk po ndodh. Ai theksoi se të gjitha nënshkrimet që kanë kërkuar largimin nga funksioni i kryetarit janë dorëzuar në Komisionin Qendror Zgjedhor dhe u takon atyre për të marrë një vendim. Krasniqi, të rëndësishëm e vlerësoi faktin që për herë të parë janë ndarë 742 milionë euro për nivelin lokal, për çka shpreson që projektet të ndikojnë  drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve. Në  takim mori pjesë kryetari i Drenasit,  Ramiz Lladrovci, i vetmi nga të gjithë kryetarët e komunave të cilat u udhëheq Partia Demokratike e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …