PZAP

Vetëm 16 ankesa për parregullsi në ditën e zgjedhjeve janë dorëzuar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa

16 ankesa për parregullsi në ditën e zgjedhjeve janë dorëzuar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, nga partitë politike, OJQ-të, kandidatët për deputetë dhe individë të tjerë. Ankesat kryesore të dorëzuara në PZAP kanë të bëjnë me thyerjen e heshtjes zgjedhore, duke bërë fushatë, dërgim i mesazheve telefonike, thirrje për të votuar subjektin e caktuar politik apo kandidatët e tyre. Këto të dhëna i ka bërë me dije kryesuesi i Sekretariatit të PZAP-it, Mulë Desku, i cili ka thënë se ndër ankesat për parregullsi në vendvotim është votimi i shumëfishtë.

Kontrolloni gjithashtu

Bekë Berisha: Seanca e radhës vendimtare për konstituimin e Kuvendit

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka reaguar pas dështimit të seancës …