Kuvendi i Kosovës

Vetëm 4 deputetë nuk munguan asnjëherë në seanca

Instituti Demokratik i Kosovës konsideron se Kuvendi prej kohësh po përballet me mungesën e pjesëmarrjes së deputetëve në seanca plenare. Disa nga seancat, sipas këtij Instituti, kanë dështuar pasi në sallë ishin më pak se 61 deputetë, aq sa është kuorumi i nevojshëm për të marrë vendime. Por, sipas Institutit Demokratik të Kosovës, thuhet se ka edhe deputetë që nuk kanë regjistruar asnjë mungesë. Në njoftim thuhet se Fadil Beka, Mexhide Mjaku-Topalli, Ali Sadriu dhe Synavere Rysha janë në listën e deputetëve pa mungesa në seanca. Dy të fundit nuk janë parë asnjëherë në foltore dhe nuk kanë marrë pjesë në asnjë debat. Më shumë se gjysma e deputetëve të Kuvendit të Kosovës marrin pjesë në seanca vetëm për kuorum.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti: UÇK – Ushtri e ndershme për lirinë e popullit të Kosovës

Ali Ahmeti, themeluesi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, iu drejtua protestuesve duke theksuar se mbledhja …