leoni

Vetëm 40 vjet burg për kriminelin, Radovan Karaxhiq, vrasësin serik të 8000 myslimanëve të Bosnjës

Vetëm 40 vjet burg për kriminelin, Radovan Karaxhiq, vrasësin serik të 8000 myslimanëve të Bosnjës

Gjykatësit e Tribunalit të Kombeve të Bashkuara të Hagës kanë shpallur vendimin se ish-lideri i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiq, është fajtor për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit. Ai është dënuar me 40 vjet burg. Gjykata ka konstatuar se si komandant suprem i Republikës Serbe të Bosnjës, Karaxhiq në vitin 1995 kontrolloi forcat serbe që masakruan 8000 burra dhe djem myslimanë në Srebrenicë. Kjo ishte masakra më e tmerrshme pas Luftës së Dytë Botërore. Gjykatësit e Tribunalit të Kombeve të Bashkuara të Hagës kanë thënë gjithashtu se lideri i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiq, është përgjegjës për krime kundër njerëzimit, përfshirë vrasje dhe përndjekje, në komunat e Bosnjës, një nga dy akuzat kryesore me të cilat ai përballej. Ai është liruar nga akuza për gjenocid, në ndërlidhje me komunat. Kjo akuzë e dytë për gjenocid akuzonte Karaxhiqin për udhëheqjen e një fushate, për spastrim të myslimanëve në Bosnjë, si dhe kroatëve, nga të gjitha qytetet në vend. (REL)

Kontrolloni gjithashtu

Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001

Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos  përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi  në Parlament dhe në …