Adem Demaçi

Vetëm, Adem Demaçi, publikisht kundërshtoi pretendimet e ambasadorit Gelbard, në Prishtinë, në shkurt të vitit 1998

Qysh më 22 shkurt të vitit 1998,  në Qendrën Amerikane, në Prishtinë, Simboli i Rezistencës Kombëtare, Adem Demaçi,  në postin e kryetarit të Partisë Parlamentare të Kosovës,  pati një përballje me të dërguarin special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për hapësirën e ish-Jugosllavisë, z. Robert  Gelbard, i cili i kërkoi Adem Demaçi që edhe ai ta përkrahë qëndrimin se UÇK ishte organizatë terroriste, sikur e përkrahte edhe  politika pacifiste e kohës.  Kjo kërkesë hasi në kundërshtimin e vendosur të tij. Ambasadori, Gelbard tri herë me zë të ngritur i tha Demaçit: “UÇK-ja është organizatë terroriste”, kurse Demaçi tri herë  ia ktheu pa i lëvizur qerpiku së UÇK-ja ishte organizatë çlirimtare. Ai ishte i vetmi  nga autoritetet në Kosovë, i cili ia zbrazi në fytyrë Gelbardit. Demaçi kishte lidhje ilegale me UÇK-së por edhe me Komandantin, Adem Jashari dhe ishte në dijeni të të gjitha zhvillimeve të kohës.  Pikërisht për këtë qëndrim  në përkrahje  të UÇK-së, më 12 gusht të vitit  1998, me ftesën e udhëheqjes së Shtabit të Përgjithshëm,   në Tiranë u arrit marrëveshja që Adem Demaçi të merrte përsipër udhëheqjen politike të UÇK-së dhe t’ i jepej  mundësia për krijimin  e institucioneve të Kosovës. (RKL)

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …