leoni

Nën masa të rrepta të sigurisë, nga Burgu i Hagës ka arritur në shtëpinë e tij, ish-kryekuvendari i Kosovës, Kadri Veseli

Vetëm dy orë dhe nën përcjellje rigoroze të policisë së EULEX-it, Kadri Veseli ka qëndruar në shtëpinë e tij

Eprori i lartë i UÇK-së, i arrestuar në vitin e kaluar nga Gjykata Speciale,  Kadri Veseli,  pas vizitës në shtëpinë e prindërve, në Mitrovicë, me rastin e vdekjes  së nënës së tij  dy ditë më parë,  rreth orës 16:30, është larguar  nga shtëpia nën përcjelljen e Policisë së EULEX-it.  Fillimisht, Kadri Veseli ishte lejuar ta vizitonte  varrin e nënës së tij dhe për një kohë të qëndrojë edhe pranë familjarëve, por jo edhe pranë miqve e pjesëmarrësve në ceremoninë e ngushëllimeve. Forcat policore të EULEXI-t, nuk lejuan askënd të afrohet  50 metra afër shtëpisë së Kadri Veselit. Qysh prej nëntorit të vitit 2020, me urdhër të Gjykatës kundër UÇK-së, janë arrestuar katër ndër krerët kryesorë të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kadri Veseli, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi,  të akuzuar në bazë të dosjeve të Ministrisë së Drejtësisë së regjimit të Millosheviqit të vitit 2000,  për gjoja krime lufte në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …