leoni

Rreth 30 mijë qytetarë të Kosovës kanë hyrë në Shqipëri gjatë fundjavës për të pushuar në bregdetin shqiptar

Vetëm në dy orë, në kalimin kufitar më Shqipërinë në Morinë kanë hyrë me shumë se 15 mijë qytetarë nga Kosova

Pika kufitare e Morinit u ngarkua qe në orët e para të mëngjesit. Edhe pse një mot me reshje shiu, qytetarët e Kosovës nuk janë ndalur as këtë fundjavë për të pushuar në bregdetin shqiptar. Pavarësisht pandemisë, mëngjesi i sotëm shënoi një tjetër rekord me qytetarë e mjete që hynë në Shqipëri përmes Morinit. Të preferuarat mbeten qytetet bregdetare Shëngjin, Velipojë e Durrësi, por tashmë harta e pushimeve për kosovarët është zgjeruar deri në tre ishujt e Ksamilit në jug .Vetëm në dy orë, në Morinë kanë hyrë me shumë se 15 mijë qytetarë. Policia kufitare, e cila punoi me kapacitet të plotë të sporteleve, vijoi procedurën e përshpejtuar të kalimeve për shkak të fluksit të lartë të automjeteve.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë mbahet mesha për Ditën e Pashkëve për besimtarët katolikë

Sot në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë, duke filluar në ora 11.00 mbahet mesha …