Studimi, i kryer nga, Edison Jakurtin, doktorant në Universitetin Lajpcig dhe ligjërues në Universitin, Lankaster, në bashkëpunim me Institutin për Politika Sociale, Musine Kokalari, paraqet një hendek të theksuar midis pagave aktuale në Kosovë dhe asaj që konsiderohet pagë jetese. Nga hulumtimet dhe analizat del se, një pagë jetese për një familje me katër anëtarë në Kosovë, është 1. 295 euro bruto në muaj, ndërsa për një individ që jeton vetëm është 816 euro bruto. Kjo gjendje është më i theksuar te gratë dhe punëtorët e rinj dhe të moshuar, duke shkaktuar pasiguri ekonomike për shumë punëtorë në Kosovë. Në përgjigje të këtyre gjetjeve, raporti sugjeron veprime të shpejta nga qeveria për të rritur pagën minimale dhe nga bizneset dhe sindikatat për të përmirësuar pagat dhe kushtet e punës.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …