Vetëm një gjykim për krime lufte ka filluar në Gjykatën Speciale, por për gati shtatë vjet të funksionimit të saj, ajo ka shpenzuar gati 300 milionë euro. Kjo shumë po vlerësohet e lartë nga avokatë të licencuar nga Specialja, që e kritikojnë për paaftësi në përfundimin e detyrave të saj. 275 milionë euro janë shpenzuar nga Dhomat e Specializuara, prej vitit 2016 kur nisi punën ky institucion. Vitin e parë të funksionimit të plotë Specialja e kishte nisur me 29 milionë euro buxhet, derisa ai është rritur çdo vit. Granti i fundit është ndarë mesin e vitit të kaluar në vlerë të 110 milionë eurove, e cila vlen deri në mes të viti 2023. Ky buxhet është ndarë nga Bashkimi Evropian, financuesi kryesor i Gjykatës Speciale kundër UÇK-së. Kurse aty kontribuojnë edhe vendet si Norvegjia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Zvicra, Kanadaja dhe Turqia. Përveç financimit nga BE-ja, Specialja ka pranuar edhe 8 milionë e 257 mijë euro fonde nga Norvegjia për të mbështetur zhvendosjen e procedurave në objektet në Hagë. Kurse, për të informuar qytetarët e Kosovës rreth punës së saj, Gjykata Speciale ka pranuar tre grante nga Zvicra në vlerë të 325 mijë eurove. Shumën e shpenzuar nga Specialja e vlerëson të lartë avokati i licencuar nga kjo Gjykatë, Skender Musa.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …