Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka njoftuar se deri më 18 nëntor, vetëm një parti serbe ka aplikuar për të marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme në pjesën veriore të Kosovës. “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar një kërkesë për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Mitrovicës së Veriut. Kjo kërkesë është paraqitur në emër të subjektit politik Iniciativa Qytetare Mitrovica. Pra, ky subjekt politik ka dorëzuar kërkesën për pjesëmarrje vetëm në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Mitrovicës së Veriut” ka njoftuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi. Duke folur për ligjshmërinë e këtyre zgjedhjeve, pasi Lista Serbe ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në këto zgjedhje, dhe u ka bërë thirrje edhe qytetarëve serbë të mos dalin për të votuar, zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka thënë se Ligji për zgjedhjet e përgjithshme dhe ligji për zgjedhjet lokale nuk e kufizojnë se sa duhet të jetë pjesëmarrja e votuesve në zgjedhje në një komunë në mënyrë që rezultati të mund të certifikohet nga KQZ-ja.
Kontrolloni gjithashtu
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi thotë se deri më 22 nëntor, përmes platformës elektronike janë regjistruar afro 19 mijë votues
Edhe një muaj ka mbetur deri në përfundimin e afatit të aplikimit për regjistrim si …