Vetëm tre akademikët: Jusuf Bajraktari, Hivzi Islami dhe Frashër Demaj, kanë kërkuar dorëheqjen e kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Ata kanë thënë se Kraja është duke e keqpërdorur faqen zyrtare të Akademisë, duke thënë se kjo ndodhi për herë të parë me disa “In Memoriame” për miqtë e tij. “Para skandaleve lidhur me dokumentin megaloman të kryetarit të Akademisë, Kraja, i cili ka një kohë që po e keqpërdor edhe faqen zyrtare të saj. Së pari kjo ndodhi me disa ‘In Memoriame’ për miqtë e tij jashtë Akademisë, të cilët pasi qëndruan gjatë, me ridizajnimin e faqes, u hoqën, por në arkiv ruhen! Pastaj vazhdon avazin me tekst-pamfletin e tij, të publikuar disa herë dhe në disa vende brenda 11 muajve, por në vëllim të ndryshëm dhe në versione të retushuara: hiq e fut tekste, njëherë në emër të Akademisë, herën tjetër në emrin e tij personal”, huhet mes tjerash në reagimin e tre akademikëve.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …