Veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po protestojnë para selisë së Qeverisë Kosovës. Arsyeja për protestë është pakënaqësia me Listën e veteranëve të luftës të përpiluar nga Qeveria e Kosovës. Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e luftëtarëve të UÇK-së Xhevdet Qeriqi në këtë protestë ka thënë se nëse komisioni nuk merr para sysh kërkesat dhe ankesat tona, në janar do të ketë protesta te cilat edhe mund të eskalojnë. Komisioni qeveritar ka manipuluar me veteranët. Edhe pas 38 muajve një pjesë e veteranëve nuk po i gëzojnë të drejtat e tyre”, ka thënë Qeriqi. Pa qenë pjesëtar i PDK-s s’mund të jesh veteran i luftës, ka thënë një veteran gjatë protestës.
Kontrolloni gjithashtu
Bedri Hamza ka premtuar rritje prej 50 për qind të pensioneve për kategoritë e dala nga lufta
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka premtuar rritje …