Ismet Bahtijari dhe Sabit Januzi, dje kanë dalë para Gjykatës Speciale në Hagë në paraqitjen e tyre të parë. Ata janë arrestuar më 5 tetor të këtij viti në bazë të një urdhër-arresti të lëshuar nga Gjykata Speciale ku janë dërguar në qendrën e paraburgimin. Të dy dyshohen se u përpoqën ta “bindnin një dëshmitar të mos dëshmonte” në Gjykatën Speciale Në paraqitje e tyre të parë, të dy janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Të pandehurit janë njoftuar për pikat e akuzës, të drejtat e tyre, ndjekjen e procedurës, kundërshtimin e provave dhe përbërjen e gjykatës. Sipas gjykatësit të procedurës paraprake, Nicholas Guillou, brenda 30 ditësh ata kanë të drejtë të deklarohen lidhur me fajësinë apo mos fajësinë. Ata kanë të drejtë gjithashtu që të kundërshtojnë masën e paraburgimit. Bahtijari dhe Januzit më pas iu lexuan gjerësisht pikat e akuzës me të cilat po ngarkohen ata. Para fillimit të seancës, është kryer procedura për bërjen e fotografive për një minutë e gjysmë, për të siguruar transparencën dhe dokumentimin e ngjarjes. Sipas Prokurorisë Ismet Bahtjari dhe Sabit Januzi u arrestuan nën dyshimet për krime kundër drejtësisë, përfshirë frikësimin gjatë procedurave penale dhe pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare.
Kontrolloni gjithashtu
Gjykata Supreme e Kosovës publikon udhëzuesin për matjen e dënimeve, me mbështetjen e Ambasadës Amerikane
Gjykata Supreme e Kosovës ka publikuar udhëzuesin për matjen e dënimeve, një hap i rëndësishëm …