Ushtria Çlirimtare e Kosovës

Veteranët e Dukagjinit kanë ftuar për pjesëmarrje masive në protestën e së shtunës për lirimin e Haradinajt

Kryetarët e Degëve të veteranëve të UÇK-së Deçan, Pejë, Gjakovë dhe Burim; Abdyl Mushkolaj, Gazmend Syla, Sadri Hoxha dhe Bekë Berisha, në takimin e përbashkët që u mbajt sot, morën Qëndrim, që të përkrahin Protestën Gjithëpopullore kundër arrestimit të Komandantit të ZO të Dukagjinit, ish Kryeministrit të Kosovës dhe Kryetarit të AAK-së RAMUSH HARADINAJ. Ndalimi i Komandantit nga drejtësia franceze me aktakuza të Millosheviqit është i papranueshëm, pasi që për akuza të njëjta, Komandanti Ramush Haradinaj është shpallur 2 herë i pafajshëm nga Gjykata e Hagës. Andaj, ftojmë Veteranët e Dukagjinit dhe mbarë Kosovës, që marrin pjesë në protestën e nesërme në Sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë në ora 13:00.

Kontrolloni gjithashtu

Në Ditën Forcës, dyert e kazermave të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë hapur për të gjithë qytetarët e vendit

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, në shënim të  Ditës së Forcës …