Dega e OVL të UÇK-së në Pejë, e mbështetur nga Degët Deçan, Burim dhe Gjakovë, zhvilloi një marsh protestues kundër matjes së territorit të vendit tonë. Të pranishmëve iu drejtua, Kryetari i OVL të UÇK-së Pejë, Gazmend Syla, i cili mes tjerash tha: “As kryetari Hivziu, e as antarët e Komisionit asnjëherë nuk e kanë dëshmuar me ndonjë akt se e dojnë vendin e tyre. As para as pas, e në luftë as që bëhet fjalë”. Veteranëve iu drejtua edhe Rasim Mulaj në emër të komunitetit deçanas kundër demarkacionit si dhe Ali Geci në emër të stërgjyshërve të rënë për mbrojtjen e kufijve të Kosovës. Në fund kryetari Syla, i dërgoi porosi deputetëve që të mos votojnë demarkacionin në kufinjt aktualë, të mos mashtrohen me para e poste, sepse pasardhësit e tyre do ta bartin vulën e tradhëtisë së tyre ndaj vendit. Gazmend Syla tha se të gjithë ne të pranishmit, përshëndesim Komandantin e Zonës së Dukagjinit Ramush Haradinaj, i cili filloi kundërshtimin e faljes së territorit, pikërisht në këtë vend. Marshi, ku morën pjesë disa qindra veteranë, përfundoi i qetë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …