Duke komentuar deklaratën e shefit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Rund Vermeulen se buxheti i Kosovës s’i përballon pensionet e veteranëve të UÇK-së, kryetar i Shoqatës së Veteranëve të UÇK-së, Hysni Gucati ka thënë se kjo nuk është çështje e Fondit Monetar Ndërkombëtar por e Qeverisë së Kosovës. Prandaj, ai ka kërkuar nga Qeveria që të gjejë zgjidhje për pensionet e veteranëve. Ne kemi pasur edhe më herët takime me drejtuesit e FMN-së, edhe atyre ua kemi bërë të qartë se s’kanë pse merren me ne. Edhe sot me po them se FMN nuk ka arsye të merret me veteranët. Ata mund të flasin me qeverinë për ne dhe të bëjnë zgjedhje, por jo të merren me neve, ka theksuar kryetari i Shoqatës së Veteranëve të UÇK-së, Hysni Gucati. Ai ka shtuar më tutje se nëse qeveria nuk e rregullona çështje e pensioneve te tyre, mund te dalin në rrugë për të protestuar.
Kontrolloni gjithashtu
Lidhur me rikthimin e Vjosa Osmanit në LDK, Lutfi Haziri thotë se një presidente në detyrë nuk sheh mbrapa
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka kundërshtuar zërat për një rikthim të …