Anëtari i Këshillit Drejtues të PDK-së, Adem Grabovci është takuar me veteranët e UÇK-së në Lipjan Grabovci ka thënë se në këtë takim ka marrë mbështetje për Kadri Veselin për kryeministër dhe Valon Grabovcin për deputet. “Edhe veteranët e UÇK-së në Lipjan, fuqishëm në mbështetje të kryeministrit në ardhje, Kadri Veseli, dhe kandidatit për deputet Valon Grabovci”, ka shkruar Adem Grabovci. Edhe në Hade të Kastriotit, ish Obiliq, në familjen e Kadri Mirenes, aktivistët e kësaj nëndege, të prirë nga kryetari Sabri Mirena, janë shprehur në mbështetje të plotë për kryeministrin në ardhje, Kadri Veseli, dhe kandidatin për deputet, Valon Grabovci.
