Priten protesta masive pas deklaratave fyese të ministrave të Albin Kurtit dhe arrestimit pa shkas të Faik Fazliut

Veteranët e UÇK- së të gatshëm t’i kundërpërgjigjen Serbisë

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK- së, Hysni Gucati, ka thënë se provokimet e fundit të Serbisë ndaj Kosovës ishin mjaftë shqetësuese. Kosova tanimë i ka institucionet e veta, për t’u mbrojtur si shtet kundër çfarëdo reagimi të Serbisë. Gucati deklaroi se nëse është e nevojshme, veteranët e luftës së UÇK-së janë të gatshëm t’i përgjigjen shtetit të tyre për çfarëdo ndihme. Gjithashtu ai ka folur edhe për protestën e thirrur nga OVL të UÇK- së në mbështetje të Ramush Haradinajt, e cila do të mbahet këtë të shtunë në Prishtinë dhe u ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës t’i bëjnë trysni Brukselit që Serbia t’i heqë nga Interpoli emrat e ish-ushtarëve të UÇK-së.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …