Në Komisionin Parlamentar për Buxhet dhe Financa është shqyrtuar projektligji për ratifikimin e marrëveshjes së kredisë ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Unikredit Bank Austria Ag për financimin e projektit të modernizimit të shërbimeve të kardiologjisë invazive në QKUK. Zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi në këtë komision duke shpalosur projektligjin në fjalë theksoi se kushtet e kredisë janë mjaft të favorshme. Komisioni ka miratuar pa diskutime edhe projektligjin për ratifikimin e kredisë prej 2.5 Po ashtu u diskutua edhe projektligji për rishikimin e buxhetit 2016. Krasniqi gjatë raportimit tha se me FMN kanë arritur pajtueshmëri për të gjitha shpenzimet, përveç pensioneve për veteranët, meqë problemi me numrin e madh të veteranëve po vazhdon, dhe kanë bërë zgjidhje për këtë kategori vetëm deri në tetor të këtij viti me 7 milionë euro shtesë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …