Veteranët e UÇK-së presin që gjatë javës të mbahet një seancë për ndryshimin e Ligjit lidhur me Gjykatën Speciale, por Kryesia e Kuvendit ende nuk ka pranuar asnjë material me të cilin kërkohet që të rishqyrtohet këtij ligji. Nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti nuk ka asnjë informatë për këtë çështje. Përderisa nuk ka ardhur asnjë material për t’u diskutuar në Kryesi, nuk di çka të them”, ka saktësuar. Thirrja e një seance të tillë varet nga analizat që bëhen për nevojën e ndryshimeve në atë ligj. Krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës thonë se kanë marr premtime se javën e ardhshme në Kuvend do të trajtohet çështja e ndryshimit të Ligjit për Gjykatën Speciale. Veteranët kërkojnë që Gjykata Speciale të merret edhe me krimet serbe në Kosovë.
Kontrolloni gjithashtu
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …